12:16 | 15/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

”Pabuksa, kokëdërra”, SKANDAL në shkollën e fëmijëve me aftësi të kufizuara në kryeqytet, mësuesit dhunojnë dhe ofendojnë nxënësit (VIDEO)

07:43 | 11/10/2017
në Flash, Kryesore, Sociale, Te Fundit, Te Gjitha
0
”Pabuksa, kokëdërra”, SKANDAL në shkollën e fëmijëve me aftësi të kufizuara në kryeqytet, mësuesit dhunojnë dhe ofendojnë nxënësit (VIDEO)

Një tjetër skandal është shënuar së fundi në shkollën speciale “Luigj Gurakuqi” në kryeqytet ku mësuesit keqtrajtojnë, ofendojnë dhe dënojnë nxënësit me probleme të shëndetit mendor.

Në këtë institucion mësojnë 125 nxënës të moshës 6-19 vjeç që kanë probleme të ndryshme të shëndetit mendor, që nga fëmijët me prapambetje të madhe mendore deri tek fëmijët me autizëm.

Kamerat e “Fiksit” sollën gjuhën e ashpër të mësueseve, të cilat u thonë fëmijëve “pabuksa” dhe “kokëderra”. “Hajde këtu more pabuks” i thotë mësuesja një fëmije duke e tërhequr me forcë nga krahu që ta ulte në bankë. Ndërsa një tjetër mësuese i thotë fëmijës “Uli këmbët more kokëderr”. 

Përveç gjuhës agresive, mësuesit edhe qëllojnë fëmijët që nuk u binden. Një mësuese e godet fëmijën me lodra disa herë që të qëndrojë në bankë pa lëvizur. Po ashtu, mësuesi i fiskulturës godet një fëmijë që shkon tek një pemë në cepin e oborrit të shkollës. “Do të mbyll brenda”, kërcënon mësuesi vajzën pasi e godet. Ka edhe nga ato që edhe pse klasa është plot me nxënës, nuk e kanë problem që në sy të tyre të heqin getat pa u dridhur qerpiku.

Në klasat ku zhvillohet mësimi, mësuesit dënojnë nxënësit në një kënd që është në cep të klasës. Ato thonë që vendosim aty fëmijët që janë agresivë dhe shqetësojnë fëmijët e tjerë. Në pamjet e transmetuara nga “Fiks Fare” shihet qartë momenti kur mësuesja i bërtet nxënësit që ka urinuar për të disatën herë, që të qëndrojë i vetëm te këndi, ashtu i lagur siç është. Por, pikërisht për këtë vend gazetarët pyetën psikologen e shkollës, e cila u shpreh se është një kënd ku fëmijët kanë dëshirë të qëndrojnë të vetëm. 

“Në këtë kënd qëndrojnë fëmijët që duan të punojnë në mënyrë të diferencuar, gjithmonë brenda dëshirës së tyre. Askush nuk i detyron të qëndrojnë aty”, thotë psikologia.
 
Drejtori i shkollës , Elmaz Lala tha për “Fiks Fare” se ka mungesa në mësues ndihmës. “Numri i fëmijëve këtë vit është rritur në këtë shkollë, çka ka çuar në uljen e mësuesve ndihmës, pasi është e njëjta organikë si një vit më parë. Por, kjo nuk justifikon asnjë lloj dhune ndaj fëmijëve” thotë Lala.
 
Ai tregon vështirësitë që kanë me fëmijët me probleme të rënda të shëndetit mendor, duke vënë theksin tek mungesat në personel.
(E.K/SHUPLAKA)

Etiketa: aftesi te kufizuarafemijeskandal
Pas

Mirë e ka Ilda me pyetjet, po ku e ka mendjen trajneri i Italisë…FOTOJA që po thyen rrjetin

Para

Jo e zakonshme, ministri serb i këndon Erdoganit këngën e njohur të Osman Agës (VIDEO)

Para
Jo e zakonshme, ministri serb i këndon Erdoganit këngën e njohur të Osman Agës (VIDEO)

Jo e zakonshme, ministri serb i këndon Erdoganit këngën e njohur të Osman Agës (VIDEO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Balenë në mes të ditës, pamje të rralla në detin e Vlorës

Viktima në Izrael nga sulmet, kërcënohet Perëndimi: Gati 2000 raketa për Europën!

Kryente manovra të rrezikshme në zonën e rërës, bllokohet automjeti në Velipojë

Kosova dëbon dy pjesëtarë të MPB-së serbe dhe ua ndalon hyrjen për 5 vjet

Asnjë surprizë nga Kosova, dështon për të 32-tën herë konstituimi i Kuvendit të ri

Sezoni veror, SHBA ndihmë Forcave Ajrore Shqiptare, kryhen stërvitje për përballimin e situatës që mund të krijohet me zjarret

Konstituimi i Legjislaturës, Kuvendi i Kosovës mblidhet sot në tentativën e 32-të

Arrestohet 44-vjeçari që vidhte në dyqane, automjete dhe stacione autobusi(EMRI)

Mjekët në Indi: Janë gjetur 270 trupa nga vendi i rrëzimit të avionit në Ahmedabad

Simon Zereci komandohet në krye të Gardës së Republikës

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.