‘’Kam parë tre ndeshje në dy ditë, kam fituar ndonjë çmim?!”, kjo është pyetja që shtron partnerja e trajnerit të Kombëtares shqiptare Panuçi.
Ajo ka qenë në Tiranë së fundi për të qenë pranë rij në ndeshjen e vështirë dhe mjaft të rëndësishme që pati Shqipëria përballë Italisë.
E me siguri do të ketë qenë dhe në ndeshjen me Spanjën në Alikante. Po ne dy ndeshje na dalin, ndoshta Samanta i ka bërë llogaritë gabim. Çifti duke mjaft këndshëm së bashku dhe pak humor nuk i bën askujt keq.
Samanta është 36 vjeçe dhe punon si balerinë profesioniste prej vitesh, duke marrë pjesë në një sërë eventesh botërore të kërcimit. Ka jetuar mes Italisë, Britanisë së Madhe dhe SHBA-ve në ndjekje të karrierës së saj.
Në vitin 2005 u kthye në Itali dhe prej atëherë ka jetuar në Romë. Në vitin 2016 fitoi edicionin e 11-të të “Ballando con le stelle”, së bashkë me Iago Garsian. Në këtë edicion merrte pjesë dhe kërcente edhe Panuçi.
Mes tyre ka pasur ulje-ngritje në marrëdhënie, në bazë të asaj që shkruajnë mediat rozë. Madje, pak kohë më parë u përfol se Panuçi e Tonji do të ndaheshin, pasi Kristian u fotografua në plazh me një vajzë tjetër duke drekuar më pranë se kurrë.
Por tashmë ata i kanë kaluar këto vështirësi dhe duken më të lumtur se asnjëherë më parë.
(E.K/SHUPLAKA)