Kapet 41-vjeçari, banues në fshatin Miras-Devoll pasi ky shtetas duke drejtuar një karrocë që tërhiqej me kalë aksidentoi për vdekje të moshuarën 74-vjeçare.Aksidenti ka ndodhur ne 10.10.2017 ku shtetësja u transportua menjëherë në Spitalin e Korçës për ndihmë mjekësore, por si pasojë e plagëve të marra ndërroi jetë.
DETAJET E PLOTA
Në vijim të informacionit paraprak datë 10.10.2017, ju informojmë se specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Devoll, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit :
Spartak Sokaku, 41 vjeç, banues në fshatin Miras-Devoll.
Arrestimi i tij u bë pasi, më datë 10.10.2017, në fshatin Miras ky shtetas duke drejtuar një karrocë që tërhiqej me kalë, ka goditur shtetasen L.K, 74 vjeçe, banuese në Miras e cila për pasojë ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal të Korçës.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprime të mëtejshme.
(B.N/Shuplaka)