Për ndërtimin në Butrint, PD i ka bërë thirrje qeverisë që të ndalohen punimet dhe të bëhet trasparencë të plotë për këtë rast skandaloz. Albana Vokshi ka organizuar dëgjesë urgjente me ministren e Kulturës, Mirela Kumbaron sot në orën 17:00.
“”Sot në orën 17.00, në Kryesinë e Kuvendit, Komisioni për Edikimin dhe Mjetet e Informimit Publik, organizon dëgjesë URGJENTE me Ministren e Kulturës znj. Mirela Kumbaro, për cështjen e ndërtimeve që vijojnë në Parkun e Butrintit.”, thuhet në shkresën e publikuar nga Vokshi.
Sjellim në vëmendje që një ditë më parë Vokshi theksoi se kjo çështje duhet të sqarohet edhe për publikun.
“Cili është destinacioni i ndërtimit dhe kush do ta menaxhojë atë? A është kjo një aferrë tjetër korruptive. Edhe UNESCO u shpeh se nuk sihte infomuar për këtë ndërtim.
PD i bën thirrje qevërisë të ndalojë çdo ndërtim deri në sqarimine plotë të të gjitha dyshimeve. Prokuroria të bëjë hetime të thelluara për këtë çështje. Ne deputetet i kemi kërkuar ministres Kumbaro dëgjesë urgjente që do të mbahet nesër në orën 17:00. Duhet bërë trasparencë të plotë për këtë rast skandaloz.”, u shpreh Albana Vokshi.
Sjellim në vëmendje që jo më larg se të shtunën ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro reagoi për ndërtimin që po kryhet në Butrint. E pyetur nga gazetarja ajo u shpreh se ka marrë mendimin e tyre. Por UNESCO hodhi poshtë deklarimin e saj. NëDr. Mechtild Rössler, Drejtoreshë e Qendrës së Trashëgimisë Botërore në UNESCO, pohoi të kundërtën e deklarimit të ministers Kumbaro.
E ndërsa punimet kanë nisur më 2 Tetor 2017 me lejen e institucionit të ministres Mirela Kumbaro, drejtoresha e UNESCOS deklaron se për atë që po ndodh në Butrint është njohur vetëm në fund të javës së kaluar dhe ka kërkuar informacion shtesë nga institucionet shteterore shqiptare më 9 Tetor 2017, pra dy ditë pasi ministrja Kumbaro deklaroi se ishte konsultuar me UNESCO-n. Duket se Shqipëria është duke konsumuar një skandal botëror me Butrintin.
REAGIMI:
“Sot në orën 17.00, në Kryesinë e Kuvendit, Komisioni për Edikimin dhe Mjetet e Informimit Publik, organizon dëgjesë URGJENTE me Ministren e Kulturës znj. Mirela Kumbaro, për cështjen e ndërtimeve që vijojnë në Parkun e Butrintit.
Për të gjithë të interesuarit që kanë shprehur interes të jenë prezent në këtë dëgjesë, lutem kontaktoni me Sekretarinë e Komisionit në nr. 0674786656 për të depozituar emrat tuaj.
Bazuar në Rregulloren e Kuvendit, meqënëse seanca dëgjimore është kërkuar nga deputetët e Komisionit, dhe ata të bëjnë pyetje e parashtrojnë problematika në lidhje me cështjen, ata që nuk janë deputetë (por janë prezent në degjese), nuk mund të marrin fjalën apo t’i drejtojnë sot pyetje Ministres.
Nëse keni pyetje, problematika që doni t’i parashtroni, lutem na shkruani në fb, page ose email: [email protected].
P.S. Ministres i është kërkuar informacion i detajuar në lidhje me të gjitha procedurat e ndjekura nga Ministria dhe Institucionet e varësisë si dhe komunikimi zyrtar me UNESCO, por ende asgjë nuk është vënë në dispozicion te deputetëve.”
(J.V/Shuplaka)