Deputeti demokrat Luçiano Boçi publikon mesazhin e frikshëm: Si i bëhet presion punonjësve të shëndetësisë që Vilma të marrë 20 milionëshin e eurove .
Kjo poshtë sipas Boçit është sms-ja që i dërgohet punonjësve shëndetësorë nëpërmjet drejtuesve të qendrave shëndetësore. Gjithçka vetëm e vetëm që Vilma të marrë 20 milionëshin e eurove në shëndetësinë e rraskapitur shqiptare.
“Ja si i bëhet presion punonjësve shëndetësorë për të plotësuar me zor numrin e personave që bëjnë check up-in.
Kjo poshtë është sms-ja që i dërgohet atyre nëpërmjet drejtuesve të qendrave shëndetësore.
Gjithçka vetëm e vetëm që Vilma të marrë 20 milionëshin e eurove në shëndetësinë e rraskapitur shqiptare.
Normal më pas që nuk mund të ketë as investime e as libra falas për fëmijët. Klientët janë prioritet i kësaj qeverisje”, shkruan deputeti demokrat Luçiano Boçi.
Jo pak herë Vilma Nushi është zbuluar nga media për lidhjet e forta me qeverinë Rama dhe tenderat e dyshimtë në fushën e mjekësisë.
(E.K/SHUPLAKA)