04:02 | 01/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Përkeqësohet situata me zjarret në Kaliforni, 180 persona zhduken, 17 të tjerë kanë humbur jetën

14:32 | 11/10/2017
në Bota, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Përkeqësohet situata me zjarret në  Kaliforni, 180 persona zhduken, 17 të tjerë kanë humbur jetën

Më shumë se 180 persona rezultojnë të zhdukur pas ferrit të zjarreve që ka shkrumbuar pjesë të mëdha të rajonit verior të prodhimit të verës në Kaliforni.
Të paktën 17 persona konfirmohen të vdekur, me dhjetëra janë të lënduarit e mbi 1.500 banesat e shkatërruara nga flakët, që shpërthyen të dielën. Shpresat tani janë që të humburit të mos i shtohen listës së viktimave, por të jenë thjesht pasojë e ritmit kaotik të evakuimit.

“Kur po i drejtohesha shtëpisë pashë tymin që ngrihej. Hymë brenda e nisëm të bënim gati me shpejtësi gjërat më të domosdoshme. Brenda 15 minutash, flakët kishin mbërritur në banesën e fqinjit. I lamë rrobat dhe dolëm me vrap”, tha një banore e zonës.

“U bë e disata herë që përballemi me situata të tilla. Po mendojmë të shesim çdo gjë e të shpërngulemi diku tjetër”, tha më tej qytetarja.

Një prej qyteteve më të prekura është Santa Rosa, ku lagje të tëra janë rrafshuar me tokën. Vetëm gjatë 24 orëve të fundit, 17 zjarre – sipas zyrtarëve vendas, – kanë djegur 26 mijë hektarë tokë e po vazhdojnë përhapjen, të ndihmuara nga moti i nxehtë e i thatë dhe erërat e forta.

Zjarrfikësit janë përpjekur t’i frenojnë, por flakët lëvizin shumë shpejt, duke mos u lënë në disa raste asnjë mundësi për të ndërhyre. Në këtë moment, autoriteteve nuk u mbetet gjë tjetër veçse të përdorin mjetet nga ajri.

Guvernatori i Kalifornisë u deturua të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme për zonat e goditura, duke mundësuar kështu lëvrimin e fondeve emergjente, që do të përdoren për mbështetjen e qendrave të përkohshme të strehimit dhe përpjekjeve për të luftuar zjarret.

 

Etiketa: kalifornisituata e zjarrevezjarret
Pas

“Zbutet” Belind Këlliçi, për çfarë ka rënë dakort me Bashën

Para

Kush është partneri gey i kryeministrit të Luksemburgut, të martuar prej dy vitesh e gjysmë (FOTOT)

Para
Kush është partneri gey i kryeministrit të Luksemburgut, të martuar prej dy vitesh e gjysmë (FOTOT)

Kush është partneri gey i kryeministrit të Luksemburgut, të martuar prej dy vitesh e gjysmë (FOTOT)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Bisedimet me Iranin? Trump: Nuk kam komunikuar me Teheranin që prej shkatërrimit të centraleve

SHBA e bombardoi me GBU-57/ Imazhet satelitore zbulojnë lëvizjen dhe punën e restaurimit në Fordow

Ukraina forcon aleancën me Gjermaninë, Zelensky kërkon mbështetje shtesë për mbrojtjen ajrore ndaj sulmeve të vazhdueshme ruse

Mbreti Felipe i Spanjës bën thirrje për forcimin e vlerës së multilateralizmit

Emergjencat Civile: 20 vatra zjarri raportohen në vend, të gjitha të shuar deri në orën 20:30

Kryeministri grek premton hetim të plotë për skandalin e subvencioneve false të BE-së

EMRI/ Dyshohet se fuste lëndë narkotike në qeli, arrestohet polici i burgut të Drenovës

Projektligji për vullnetarizmin miratohet nga Këshilli i Ministrave

‘Nuk mund të përjashtohet një Revolucion me Ngjyra’, Rusia paralajmëron Perëndimin të mos mbështesë protestat në Serbi

Dy vatra zjarri në Lezhë dhe Kurbin,ndërhyjnë zjarrfikësit(PAMJE)

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.