21:46 | 20/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Rajoni Kosova

Haradinaj: Në fund të vitit e marrim vesh kur mund të hiqen vizat

23:22 | 11/10/2017
në Kosova, Te Fundit, Te Gjitha
0
Haradinaj: Në fund të vitit e marrim vesh kur mund të hiqen vizat

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka folur për kushtet që është duke i plotësuar Kosova për çështjen e liberalizmit të vizave. Ai ka thënë se janë duke punuar që kosovarët mos të presin gjatë për liberalizim. Haradinaj është shprehur i bindur se në fund të vitit do të dihet qartë se kur hiqen vizat.

 “Ne jemi duke punuar në këtë drejtim. Nuk do të shkojë edhe shumë kohë e gjatë për të pritur për këtë proces. Unë besoj se në fund të këtij viti do ta kuptojmë se kur do të hiqen vizat për qytetarët e Kosovës”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj ka treguar se nga dita që e ka marrë detyrën ka identifikuar gjendjen bazike dhe ka bërë regjistrimin e gjendjes së ligjeve.

“Vitin që vjen jemi të interesuar që të nxjerrim më shumë prej MSA-së dhe të arrijmë në statusin e kandidatit. Tani prej ditës që kam marrë detyrën, ne kemi një identifikuar gjendjen bazike dhe incizimi i gjendjes së ligjeve, pra këto punë i kemi kryer në javën e parë të marrjes së mandatit”, ka thënë Haradinaj në KTV.

Shefi i qeverisë ka treguar po ashtu se edhe çështja e demarkacionit, që është njeri nder kushtet për liberalizim të vizave, do të përfundojë shumë shpejt.

Ai ka treguar edhe njëherë se mendimin për kufirin mes Kosovës dhe Malit të Zi nuk e ka ndryshuar.

“Nëse duam të gjejmë të vërtetën nuk guxojmë të bëjmë shaka. E di cila është e vërteta, ajo e vërtetë që beson Shpejtim Bulliqi, Zejnullah Gruda, Florim Isufi, dhe të gjithë ata, të gjithë ne në Kosovë që e dimë se ku është kufiri, unë e di që është në kullë të Zhlepit dhe në qafë të Çakorrit e në maja të larta por nuk është kjo vetëm të bëjmë improvizim. Për atë ekziston edhe komisioni”, ka thënë Haradinaj. (B.H/Shuplaka)

 

Etiketa: ramush haradinaj
Pas

Eduart Ndocaj: Italianit që më paditi për mashtrim i kam mundësuar takim me Ramën

Para

Spanja 5 ditë kohë Katalonjës për të ndarë mendjen për pavarësinë

Para
Spanja 5 ditë kohë Katalonjës për të ndarë mendjen për pavarësinë

Spanja 5 ditë kohë Katalonjës për të ndarë mendjen për pavarësinë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Zëdhënësi i OKB-së: Ende nuk janë shpërndarë ndihma në Gaza

Gjermani, shtohet dukshëm numri i sulmeve me thika

Kurti: Kandidatura e Haxhiut nuk tërhiqet, jemi të gatshëm për kompromise për qeverinë

Itali/ I proceduar më parë për drogë, 26-vjeçari shqiptar ridënohet për shitje kokaine! Në hotel i gjenden edhe 7 mijë euro cash

Emri/ Arrestimi i 38 personave për komplot në Venezuelë, mes tyre i riu shqiptar, ja roli i tij në bandën kriminale

Greqi/ Të dënuarit i vënë zjarrin Burgut të Korfuzit, mes tyre edhe shqiptarë! Shkak kushtet çnjerëzore dhe torturat(VIDEO)

Gjendet rastësisht pas 37 vitesh statuja e Jim Morrison që u vodh nga varri

Miliarda euro kredi për avionët Rafale, Serbia po armatoset kundër NATO me paratë europiane

Papa i ri vazhdon traditën e vjetër: Nuk e njohim Kosovën

Gjuriç kërcënon hapur me luftë: Serbët të zbritur nga qielli, Kosovën e marrim kur të jemi të denjë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.