Pas ndërprerjes së seancës plenare sot ka reaguar menjëherë kreyministri Edi Rama i cili është shprehur se “PD nuk thahet dot nga rrebeshi i zgjedhjeve, di vetëm e lagu s’e lagu”.
“Perseri pushtohet foltorja e nderpritet puna e Kuvendit, sepse PD nuk thahet dot nga rrebeshi i zgjedhjeve dhe di vetem e lagu s’e lagu”, shprehet Rama.
Sjellim në vëmendje që sot në parlament opozita është ngritur në këmbë dhe kreu i kuvendit Gramoz Ruçi ka përjashtuar deputetin demokrat Flamur Noka. E gjitha kjo situatë është krijuar pasi kreu u Kuvendit i ka ndërprerë fjalën ish-kryeministrit Sali Berisha.
Po kështu javën e kaluar Ruçi përjashtoi kreun e PD-së Lulzim Basha, dhe duket se e ka vendosur ti qëndrojë deri në fund drejtimit me dorë të hekurt.
Një javë parë opozita ishte gati për të debatuar ndërsa mazhoranca e shtyu këtë debat me një javë. Lulzim Basha dhe deputetët demokratë u vendosën rreth foltores së kuvendit dhe nuk lejuan vazhdimin e seancës. Seanca pritet të mblidhet në orën 17:00. (J.V/Shuplaka)