Rama i tha diçka nën zë, si i përgjigjet ish-kryeministri Berisha. Duke folur fillimisht për ndërprerjen e seancës, Berisha u shpreh se e drejta e procedurës s’mund të mohohet pasi është një e drejtë bazike.
Më tej për pyetjen e gazetarëve Berisha u shpreh se: si ta thotë mendja që mund të më ofendojnë mua ato që thotë Edi Rama, Edvin Shullazi.
‘’Procedura është e drejta më bazike në të gjitha parlamentet e botës, e drejta e procedurës është nëj e drejtë që nuk mund të shkelet kurrë, e shkel vetëm një njeri që do të shkatërrojë Parlamentin. Nuk ka ndodhur kurrë.
Nuk kanë asnjë rëndësi të tjerat, si ta thotë mendja që mund të më ofendojnë mua ato që thotë Edi Rama, Edvin Shullazi. Problemi më themelorë është se në çdo sallë kurrë nuk mohohet”, u shpreh Berisha në dalje të Kuvendit.
(E.K/SHUPLAKA)
Discussion about this post