Shtetasi turk i ndaluar pak ditë më parë nga agjentët e kufirit në portin e Durrësit rezulton një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Gjykata e Lartë e Turqisë.
Pas hetimeve të kryera në bashkëpunim me Interpol, agjentët e kufirit kanë zbuluar se shtetasi Muhammed Aydogmus akuzohet për pjesëmarrje në organizatë terroriste.
39-vjeçari, i cili u ndalua në portin e Durrësit së bashku me bashkëshorten dhe fëmijët në përpjekje për të kaluar kufirin për në Itali me dokumenta të falsifikuara, do të procedohej në gjendje të lirë.
Por pas marrjes së informacioneve të fundit, ai është vënë në pranga në kuadër të urdhër-arrestit të lëshuar nga drejtësia turke. Burime policore bëjnë të ditur se materialet i kanë kaluar prokurorisë për veprime të mëtejshme.
DETAJET E PLOTA:
Specialistët e Sektorit të Hetimit të Krimeve në Drejtorinë Rajonale për Kufirin dhe Migracionin Durrës, ne vijim të njoftimit të dhënë më datë 09.10.2017 mbi arrestimin e një shtetasi turk, pasi së bashku me anëtarët e familjes kishte tentuar të kalonte kufirin me pasaporta të dyshuara të falsifikuara, bëjmë me dije se:
Pas hetimeve të kryera në bashkëpunim më Zyrën e Interpolit Tiranë u evidentua se shtetasi turk Muhammed Aydogmus ishte shpallur në kërkim ndërkombwtar për organizatë terroriste dhe kërkohej nga Gjykata e Lartë kriminale Turke
. Specialistët për Hetimin e Krimeve në D.R.K.M. Durrës bënë arrestimin e përkohshëm të tij, duke kryer te gjitha procedurat e duhura ligjore me qëllim esktradimi drejt Turqisë. Muhammed Aydogmus 39 vjeç, banues në Turqi, u arrestua më datë 08.10.2017 dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë në ngarkim të bashkëshortess ë tij, pasi së bashku me dy fëmijët e tyre kanë tentuar të kalojnë kufirin në Portin e Durrësit në drejtim të Italisë me pasaporta , të cilat dyshohej se ishin të falsifikuara.
Më datë 11.10.2017, në ngarkim të tij gjykata vendosi masës e sigurisë “Detyrim paraqitje dhe lënie garancie pasurore”për veprat penale ” Fallsifikimi i letër njoftimeve i pasaportave ose i vizave ” dhe” Kalim i paligjshëm i kufirit shtetëror”parashikuar në nenet 189 dhe 297 të Kodit Penal. Po më datë 11.10.2017, pas njoftimit të marrë nga Interpol Tirana u kryen procedurat mbi arrestimin e përkoshëm të tij, pasi kërkohej nga shteti turk për organizatë terroriste. Materialet I kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.
(E.K/SHUPLAKA)