Ish-kapiteni Lorik Cana i cili i dha fund futbollit të luajtur me Kombëtaren në ceremoninë në ndeshjen ndaj Italisë, i ftuar në emisionin “Opinion” ka thënë se gabimi më i madh me Kombëtaren në fushë është keqkuptimi në komunikim në ndeshjen miqësore ndaj Austrisë ku i kishte thënë mbrojtësit Mërgim Mavraj që ta lërë një top për ta kapur portieri por që në fakt kjo rezultoi me një pësim goli nga kundërshtarët.
Por ajo që i ka dhembur më shumë Canës është ajo që sipas tij thanë disa njerëz, gjoja sikur Cana r kishte bërë me qëllim këtë gabim.
“Është gabimi kur i thash Mërgimit ta lërë topin dhe shënoi lojtari austriak, ishte një keqkuptim në komunikim, por disa thanë më pas se Loriku e ka bërë vetë këtë gabim me qëllim, që të shënojë kundërshtari, kjo më dhëmbi në shpirtë”, tha Cana. (B.H/Shuplaka)