22:50 | 11/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Pas zbutjes, flet Belind Këlliçi: Basha e kuptoi gabimin, Salianji dhe Hajdari nuk janë përfaqëdues të FRPD-së

08:39 | 13/10/2017
në Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Pas zbutjes, flet Belind Këlliçi: Basha e kuptoi gabimin, Salianji dhe Hajdari nuk janë përfaqëdues të FRPD-së

Pas takimit dhe publikimit të fotos me kreun e Partisë Demokratikeka folur Belind Këlliçi, kreu i FRPD-së. 

I ftuar në emisionin “Debati në Channel One” të gazetarit Roland Qafoku bashkë me dy drejtues të këtij forumi, sekretari i përgjithshëm Grigels Muçollari dhe anëtari i kryesisë, Ares Ypi, deklaruan se i sheshuan të gjitha mosmarrëveshjet që kishin lindur pas hartimit të listës së kandidatëve për deputetë dhe pas këtij takimi gjithçka do jetë e fokusuar në aksionet politike kundër qeverisë.

Por të tre të rinjtë e PD treguan edhe çfarë ndodhi në takimin e të martës mbrëma mes tyre dhe kryetarit Basha. Belind Këlliçi tregoi se e rëndësishme ishte që Basha tha se e kishte kuptuar gabimin se fakti që në parlament nuk është asnjë përfaqësues të këtij forumi ishte totalisht gabim dhe dhe se në ndryshimet në statut do sanksionohet për atë që quhej pjesmarrje në organet vendimmarrëse të partisë dhe në organet e zgjedhura që nisin nga kryetar bashkie e deri deputet.

Sekretari i këtij forumi Grigels Muçollari shtoi se për pesë orë anëtarët e forumit e kritikuan Bashën për gjithçka që ka funksionuar mes tyre dhe këtij organizmi dhe në fund ai i premtoi se nuk do të ndodhë më që forumi të anashkalohet. Muçollari ishte një nga firmëtarët e deklaratës së Astrit Patozit që kërkoi largimin e Bashës nga drejtimi i PD. Të pyetur nëse ata mund të ndjehen të zhgënjyer sërish nga Basha, të tre përfaqësuesit thanë gati njëzëri që as nuk mendojnë këtë.

Të pyetur nga paneli i gazetarëve se çfarë mendimi kanë për disa të rinj që janë pjesë e grupit parlamentar të PD, si Ervin Salianji, Rudina Hajdari, Izmira Ulqinaku etj, kryerari Këlliçi tha se asnjë prej tyre nuk është përfaqësues i forumit Rinor të Partisë Demokratike.  (J.V/Shuplaka)

 

 

Etiketa: Belind Kellicilulzim bashareagimzbutja
Pas

S’do e ketë të lehtë Italia në ”play off”, cilët do të jenë kundërshtarët e vazos së parë

Para

Nis seanca plenare, 1 minutë heshtje për ndarjen nga jeta të Dritan Priftit

Para
LSI kundër përjashtimit të Flamur Nokës nga Kuvendi, bashkon votat me PD

Nis seanca plenare, 1 minutë heshtje për ndarjen nga jeta të Dritan Priftit

Discussion about this post

 



Të Fundit

120 të vdekur dhe 161 të zhdukur, Trump viziton Teksasin pas përmbytjeve

Theth/ Vijon aksioni për prishjen e ndërtimeve pa leje, shembet ndërtesa 2 katëshe

Ukraina: Goditëm me dronë fabrika avionësh dhe raketash në Rusi

Mourinho e futi në ndeshjen e Champions te Reali, mesfushori spanjoll kalon te Flamurtari në Vlorë

Kosovë, dështimet sjellin tension/ Nuk konstituohet kuvendi as në seancën e 45-të, polemika mes opozitës dhe LVV

Vendimi për rikonstruksionin e hidrovorit të Vlorës, Dredha: Do të minimizojë rrezikun e përmbytjeve

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov mbërrin në Korenë e Veriut për vizitë zyrtare

SPAK godet grupin kriminal që trafikonte drogë nga Amerika Latine në BE, 7 të arrestuar dhe 6 në kërkim

Ndryshime në Policinë e Shtetit – Emërime të reja në disa komisariate

Përplasje në Theth, zyrtari i IKMT: Askush nuk mund të godasë punonjësit e shtetit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.