Ditën e djeshme një krim i rëndë në familje ndodhi në Tiranë në zonën e ‘’Freskut”, ku një i ri vetëm 19- vjeçar plagosi me thikë gjyshin e gjyshen.
Fatmirësisht dy të plagosurit ndodhen jashtë rrezikut për jetën, ndërsa Policia arrestoi autorin e dyshuar të ngjarjes, Beniamin Kaso. Të plagosurit janë Hajrie Agaj, 70 vjeçe, dhe Shaban Agaj, 80 vjeç, prindërit e nënës së autorit të ngjarjes.
Policia tha se dy të moshuarit ndodhen nën kujdesin e mjekëve në spital, jashtë rrezikut për jetën. Por më e rëndë duket gjendja shëndetësore e 70-vjeçares, e cila, duke tentuar të kërkojë ndihmë, ka zbritur në këmbë shkallët e pallatit duke dalë në rrugë e gjakosur, deri para një banke të nivelit të dytë përballë pallatit ku banon.
Megjithatë fatmirësisht të moshuarve nuk u janë dëmtuar organet nga goditjet me thikë. Policia ende nuk e ka marrë dëshminë e çiftit të plagosur, deri në përmirësimin e gjendjes shëndetësore. Ndërsa autori i dyshuar i ngjarjes, 19-vjeçari Beniamin Kaso, ka pranuar krimin, duke thënë se gjithç ka ka ndodhur pasi gjyshërit e shanin vazhdimisht dhe ai është ndjerë i fyer.
(E.K/SHUPLAKA)