Pas denoncimit të ‘’Fax news” ndërpriten punimet në Butrint. Punëtorët nuk janë parë ditën e sotme brenda objektit ku po punohej edhe pse ende vendi mbetet i rrethuar.
Para disa ditësh një gazetar u ndalua të futej në park, me urdhër të Kumbaros, por pardje, ”Fax News” ka mundur të filmojë gjithçka. Edhe pse punonjësit në objekt tentojnë të mos lejojnë filmimin, siç e tregojnë pamjet, është e qartë që s’ka asnjë kthim pas të Kumbaros.
Ç’NDODHI DJE:
Shtresat e betonit s’kanë të ndalur në Butrint duke thelluar edhe më shumë skandalin. ”Fax News” arriti të depërtojë në Parkun e Butrintit duke filmuar vetëm pardje pasdite se çfarë po vazhdon të ndodhë.
As seanca dëgjimore me ministren e Kulturës Mirela Kumbaro, e cila është përgjegjëse për skandalin, nuk i ka dhënë fund betonizimit të parkut që sjell 1 milionë euro të ardhura në vit nga vizitorët.
Siç shihet nga pamjet ekskluzive, puna jo vetëm që nuk është ndalur, por vazhdon me betonizimin sipas planit të aprovuar me lejen e ministres.
Para dy ditësh një gazetar u ndalua të futej në park, me urdhër të Kumbaros, por dje, ”Fax News” ka mundur të filmojë gjithçka. Edhe pse punonjësit në objekt tentojnë të mos lejojnë filmimin, siç e tregojnë pamjet, është e qartë që s’ka asnjë kthim pas të Kumbaros.
Kumbaro tha se gjithçka po realizohet me vendim të UNESCO-s, institucion që e përgënjeshtroi më pas atë
Ky është një nga skandalet më të mëdha ndodhur mbi trashëgiminë shqiptare. Objekti është deklaruar publikisht se do të funksionojë si lokal dhe dyqan suveniresh.
(E.K/SHUPLAKA)