Policia e Durësit ka arrestuar dtën e sotme person i cili lëvizte me armë zjarri në qytet.
I arrestuari është Alban Skonja 34 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë për vjedhje me armë.
Policia ka sekuestruar një armë zjarri pistoletë tip TT dhe 7 fishekë. Ndërkohë nm aterialet I kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale” Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit.
Njoftimi i policisë:
Policia e Durrësit vijon punën për rritjen e parametrave të sigurisë. Lëvizte në qytet me armë zjarri. Arrestohet në flagrancë një shtetas me precedentë penalë të mëparshëm. Sekuestrohet një armë zjarri dhe fishekë. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës në bashkëpunim me Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative kanë arrestuar në flagrancë shtetasin: • Alban Skonja 34 vjeç, banues në Durrës, I dënuar më parë për vjedhje me armë. Në lagjen Nr.17, bazuar në informacionet e disponuara nga Strukturat Policore, gjatë kontrollit fizik të ushtruar shtetasit të mësipërm i’u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale: • një armë zjarri pistoletë tip TT; • 7 fishekë. Materialet I kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale” Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” parashikuar në nenin 278 të Kodit Penal.
(S.SH/Shuplaka)