Gjatë vizitës së tij dy ditore në Serbi, presidenti turk, Erdogan, ka vizituar edhe Novi Pazarin. Ai është takuar gjatë ditës së djeshme me disa qytetarë në këtë vend, ndërkohë që ata kishin dalë për ta pritur në rrugë.
Në rrjetet sociale po qarkullon një video që ka tërhequr shumë vëmendjen vetëm për shkak të reagimit të tij të papritur dhe interesant.
Gjatë vozitjes nëpër Novi Pazar, Erdogani urdhëroi shoferët e tij që të ndalonin kolonën, transmeton dita.al.
I mirëpritur me duartrokitje nga qytetarët e mbledhur, ai doli nga makina, iu afrua një gruaje të moshuar dhe puthi dorën e saj, dhe më pas e pyeti në turqisht e në boshnjakisht: “Si jeni?”
Ky veprim i ka emocionuar qytetarët nëpër rrjetet sociale, të cilët e kanë përshëndetur këtë gakt të presidentit turk.
(B.H/Shuplaka)
https://www.youtube.com/watch?v=OJaBYzfJM50
Discussion about this post