Bayern Mynchen vetëm pak ditë pas shkarkimit të Carlon Ançelottit është rikthyer tek fitoret ku ka mundur me rezultatin e e thellë skuadrën e Freiburg me rezultatin 5-0.
Jupp Heynckes e ka nisur kështu me këmbë të mbarë aventurën e tij tek klubi gjerman që prej kohësh kishte filluar të mos bindte me lojën e tij.
Bavarezët pasi zhbllokuan rezultatin që në minutën e 8-të falë një autogoli të Schuster, pak para përfundimit të pjesës së parë Kingsley Coman dyfishoi shifrat me kokë.
Më pas në pjesën e dytë ishin fillimisht Thiago Alcantara, më pas Leëandoëski dhe në fund Kimmich që vendosën përfundimisht shifrat e takimit. (B.H/Shuplaka)