Një ditë para vizitës zyrtare në Malin e Zi, ministrja e Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha, bënë të ditur se çështja e demarkacionit edhe mund të jetë pjesë e diskutimit me homologun e saj malazez.
Hoxha ka bërë të ditur se, qeveria është e përkushtuar që sa më parë të mundësoj lëvizjen e lirë të qytetarëve të Kosovës.
Në një intervistë dhënë për Tv21 tha se sa i përket çështjes së demarkacionit mund të flas më homologun e saj malazias, por theksoi se Qeveria e Kosovës është e përkushtuar që më parë të arrihet lëvizja lirë për qytetarët e shtetit.
“Sa i takon çështjes së demarkacionit ndoshta mund ta diskutojmë me ministrin e Integrimeve Evropiane të Malit të Zi, por që Kosova është e përkushtuar që sa më parë të arrihet lëvizja e lirë edhe ata e meritojnë”, ka thënë Hoxha.
Kujtojmë se javë më parë kryeministri i Malit të Zi, kishte thënë se sa i takon çështjes së demarkacionit me Kosovën nuk do të diskutohet asnjë centimetër.
Demarkaciioni është një ndër çështjet më të ndjeshme që ndërkombëtarët i kanë kërkuar Kosovës që ta zgjidhë sa më shpejt.
Haradinaj i cili kur ishte në opozitë ishte kundërshtari kryesorë i kësaj marrëveshje ka deklaruar se lidhje me këtë çështje do të flasë pas verifikimeve që do të bëjë komisioni i emëruar nga ai. (B.H/Shuplaka)