Numri dy i qeverisë katalonase, Oriol Junqueras theksoi sot se oferta për dialog bërë Madridit, do të fokusohet vetëm në pavarësinë e Katalonisë, një parakusht që mbyll edhe më shumë portën për një marrëveshje mes dy kampeve.
Kjo deklaratë e Oriol Junquerasit ndodhi ndërkohë që drejtuesi separatist, Carles Puigdemont, duhet t’i përgjigjet deri të hënën Madridit për kërkesën për të sqaruar qëndrimin e tij përsa i përket çështjes së pavarësisë së rajonit.
Nëse ai nuk zbulon qëllimet e presidentit katalanas, Junqueras ka qenë i qartë për faktin se pavarësia mbetet mundësia e vetme.
“Oferta për dialog paraqitur qeverisë spanjolle duhet të ketë si referencë ndërtimin e Republikës dhe angazhimin tonë për pavarësi”, nënvizoi ai gjatë një fjalimi në selinë e partisë “E Majta Republikane e Katalonjës”, (ERC) ku ai është president.
Duhet të jemi të qartë që mënyra më e mirë për të arritur në Republikë dhe pavarësi është të flasim me të gjithë, të paktën me komunitetin ndërkombëtar.
“Por, në të njëjtën kohë ne kemi angazhimin pa ekuivok dhe absolut për të përmbushur mandatin e 1 tetorit”, shtoi ish-deputeti evropian, shkruan Telegrafi.
Kujtojmë që BE I ka dhënë mbështetje Madridit në lidhje me çështjen e Katalonjas. Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker deklaroi sot se nuk dëshironte që Katalonja të bëhej e pavarur, duke iu trembur një reagimi zinxhir në Evropë.
“Nëse e lejojmë Katalonjën të ndahet, megjithëse nuk është detyra jonë, të tjerë do t’a bëjnë një veprim të tillë. Unë nuk e dëshiroj një gjë të tillë”, u shpreh ai në një fjalim para studentëve në Universitetin e Luksemburgut.
Ai u shpreh se ishte ”mjaft i shqetësuar” përballë kërcënimeve separatiste në Evropë.
“Nuk dëshiroj një Bashkim Evropian që të përfshijë 98 shtete në 15 vjet. Ky fakt është tashmë relativisht i vështirë me 28, jo më e lehtë me 27, por me 98 më duket e pamundur”, shtoi Juncker, duke bërë thirrje për përgjegjësinë e të gjithë aktorëve. (B.H/Shuplaka)