Sot është një ditë e veçantë në familjen Berisha, ish-kryeministri ka ditëlindjen.
E ndërsa e shohim përherë e më shumë energjikë, në Kuvend, në daljet e tij për mediat, po pse jo edhe rekordet që vendos në not apo në të ecur, kujt do tia merrte mendja që ai sot mbush plot 73-vjeç.
Sali Berisha i lindur në 15 tetor të vitit 1944 në Viçidol është një nga politikanët më të pushtetshëm në vendin tonë, ndërsa ka qenë jo vetëm kryeministër për shumë vite me rradhë por edhe president.
Po ashtu ai është një familjar mjaft i rregullt, teksa prej vitesh është i martuar me Liri Berishën, dhe përmes dy fëmijëve, Shkëlzenit dhe Argitës është bërë prej disa herësh gjysh.
Në një dalje për mediat pak kohë më parë Berisha shprehej se sekreti i formës së tij fizike është regjimi i rregullt ushqimor që ai mban si dhe aktiviteti i përhershëm fizik, dhe sigurisht që si doktor që është Berisha e di më mirë.
Na mbetet t’i urojmë edhe shumë vite të tjera jete, edhe sa më shumë energji edhe në skenën e politikës shqiptare!
(E.K/SHUPLAKA)