Që me nisjen e punës së mandatit të qeverisë Rama 2 e gjithë ajo çka ndodh në administratën shtetërore, në nivel drejtorësh dhe jo vetëm, mund të përkufizohet vetëm me dy fjalë, ‘’operacioni fshesa”.
Kështu motivi primar është kthyer nga administrata që ndahej në copa tepsie, në tepsia vetëm për vete, e sigurisht kjo nuk thuhet publikisht në këtë formë. Në media artikulohet me fjalën reformim apo konkurse.
Drejtoritë e rradhës që kanë përjetuar tërmet kanë qenë ato të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, institucion që është sulmuar mjaft nga kryeministri Rama, sidomos gjatë fushatës, pasi kjo drejtori është drejtuar nga përfaqëses të Lëvizjes Socialiste për Integrim.
Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri ka miratuar ndryshimet në statutin dhe organigramën e këtij institucioni duke i hapur rrugën largimit të 15 drejtuesve rajonalë dhe ndryshimit të kritereve për caktimin e drejtuesve të rinj duke e justifikuar me detyrimin për vitet e punës dhe arsimin përkatës.
(E.K/SHUPLAKA)