Deputeti demokrat Luçiano Boçi komenton sot nëpërmjet ironisë, fjalët e ministrit të Punëve të Brendshme Fatmir Xhafaj, lidhur me kanabisin.
”Këtë aktivitetin shkollaresk për rezultatet e operacionit të Guardia di Financës në Shqipëri, me objekt zbulimin e parcelave me kanabis, me thënë të drejtën nuk e mora vesh.
Ishin krenarë italianët, apo ishin “policët” tanë?!”, shkruan Boçi, duke shtuar se populli e ka një shprehje “Lavdërohesh me kalin e tjetrit!”.
”Sepse aty brenda ishin dhe ato që sipas Xhafajt: heshtën, bashkëpunuan, nxorën miliarda, morën haraç, blenë me ato lekë zgjedhjet dhe që sot duartrokitën dhe Minnitin dhe Xhafajn!?”, thotë më tej demokrati.
Sot në Tiranë mbërriti ministri italian i Punëve të Brendshme Marco Minniti, i cili takoi Fatmir Xhafajn, Ilir Metën dhe Lulzim Bashën.
Raporti italian i Guardia di Finanza kishte monitoruar vetëm 23.7% të territorit shqiptar lidhur me parcelat e kanabisit.
”Ne ia dolëm”, tha Xhafaj, duke shtuar më tej se pati fermerë, policë të implikuar dhe duke pranuar gabimet që kishin bërë në të kaluarën. Hetimi ndaj Saimir Tahirit dhe dosja e Habilajve për kanabisin nuk u përmend nga Xhafaj në asnjë rresht. (V.G/SHUPLAKA)