Gjykata spanjolle ka lëshuar urdhër-arrest ndërkombëtar për ish-presidentin katalonas Carles Puigdemont dhe katër të tjerëve mbi rolin e tyre në një referendum të diskutueshëm të pavarësisë.
Ish-lideri i Katalonjës që udhëhoqi nismën për pavarësi të Katalonjës ndaj Spanjës dhe 4 bashkëpunëtorët e tij do të përballen me disa akuza, si ajo për rebelim, trazira dhe keqpërdorim të fondeve publike, ndërsa nuk arritën të paraqiten në Gjykatën e Lartë të Spanjës.
Javën e kaluar, Kryeministri spanjoll Mariano Rajoy vendosi sundimin e drejtpërdrejtë mbi Katalonjë, duke shpërndarë parlamentin rajonal dhe duke bërë thirrje për zgjedhje të parakohshme lokale për më 21 dhjetor.
(B.H/Shuplaka)