Policia e Korës ka identifikuar 4 raste të paligjshmie t ë prerjes së pyejeve dhe ka poroceduar në gjendje të lirë 4 shtetas.
Po procudohen në gjendje të lirë shtetasit I. Ç, 34 vjeç, banues në fshatin Vithkuq dhe N.D, 34 vjeç, banues në fshatin Vinçan, shtetasit K.R, 21 vjeç dhe G.E, 32 vjeç, të dy banues në Korçë.
Ndërkohë ata akuzohen për veprën penale “Prerja e paligjshme e pyjeve”.
Njoftimi i policisë:
Korçë
Evidentohen 4 raste të paligjshmërisë në drejtim të prerjes të pyjeve.
Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Korçë në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e rasteve të prerjes, transportimit të lëndës drusore pa lejen përkatëse, kanë filluar procedimi penal në gjendje të lirë për veprën “Prerja e paligjshme e pyjeve” ndaj shtetasve :
I. Ç, 34 vjeç, banues në fshatin Vithkuq dhe N.D, 34 vjeç, banues në fshatin Vinçan.
Pasi më datë 03.11.2017, midis fshatrave Shtyllë dhe Panarit, këta dy shtetas janë konstatuar nga shërbimet e Policisë së Komisariatit Korçë, duke prerë lëndë drusore (ah) pa patur lejen përkatëse.
Në afërsi të vendngjarjes këtyre shtetasve iu konstatua e sekuestrua edhe një mjet furgon tip “Mercedes-Benz” me targë MK2482A, i cili përdorej për transportimin e lëndës drusore.
Nga këto shërbime gjithashtu në rrugën Dvoran-Korçë, janë konstatuar shtetasit K.R, 21 vjeç dhe G.E, 32 vjeç, të dy banues në Korçë, duke transportuar me dy mjete të ndryshme, lëndë drusore për të cilat nuk dispononin dokumentacion.
Veprimet e mëtejshme lidhur me këto raste, do të ndiqen nga Inspektoriati Shtetëror i Mjedisit dhe Pyjeve dhe Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Korçë.
(S.SH/Shuplaka)