Kryetari i Grupit Parlamentar të LSI ka reguar pasi kryeministri Edi Ramatha gjatë “Komunimit të javës” se nesër do të miratohet Task Forca Speciale për të luftuar krimin e organizuar.
Vasili duke ironizuar thotë se duhet Task Forcë popullore që të largojë kryeministrin.
Reagimi i plotë:
“Kryeministri i krimit të organizuar do luftojë krimin e organizuar??
Kryeministri na tha se qeveria do miratoka Task Forcë në policinë e shtetit për të luftuar krimin e organizuar.
Kryeministri i krimit të organizuar qeveritar do luftoka krimin e organizuar ha ha ha. Gajasje e madhe shumë.
Megjithatë një meritë duhet t’ja njohim shkollëpakut që gënjen me seriozitet dhe nuk qesh.
Duhet Task Forcë popullore që të largojë kryeministrin që i tha policisë hidhni kapelet bëni vota për rilindjen dhe u përqafua me kriminelët dhe trafikantët”, shkruan Vasili.
(S.SH/Shuplaka)