orik Cana prej pak muajsh ka lënë zyrtarisht futbollin, pas një karriere të mbyllur përpara kohe, është zhvendosur në Tiranë. Ish-kapiteni i kombëtares sonë ka bërë intervistë ndryshe në programin “Exclusive”. Cana ka rrëfyer momentet e vështira kur ka sfiduar edhe shëndetin e tij vetëm për të luajtur në Europian.
“Kisha disa vite që kisha çrregullime të ritmit të zemrës, aritmia. Bëra teste më të thella dhe më thanë se gjendja është më serioze se sa ka qenë. Për mua ishte si një rrufe, pasi mora dhe lajmin në ditën që morëm vendimin e KAS-it për ngjarjet e Beogradit. Mora një lajm të gëzueshëm për kuali¡kimin, dhe në anën tjetër mora lajmin se nuk mund të luaja më. Takova specialistë të ndryshëm, të cilët më thanë se ishin të gjithë dakord që ta mbyllja me futbollin. Bashkëshortja ishte shtatzënë. Mjekët më dhanë dhe një vit, duke pasur teste të vazhdueshme për të vazhduar që të luaja edhe në Europian. Problemet kanë ¡lluar kur isha pjesë e Sunderland. Isha shumë mirë pasi kisha bërë teste të vazhdueshme. Kjo më ka ndodhur gjatë një ftohje. Kam një ilaç të vogël për ta pirë çdo mbrëmje”, tha Cana.
(S.SH/Shuplaka)