Këngëtarja e famshme, Britney Spears ka hapur një qëndër për fëmijët e sëmurë me kancer, në Las Vegas duke dhuruar një milian dollar për bamirësi.
Lekët e dhuruar këngëtarja I kishte fituar nga shitjet e biletave për performancat e saj në Planet Hollyëood Resort & Casinonë kuadër të koncerteve “Piece of Me”.
Shefi ekzekutiv i NÇF, Jeff Gordon, e ka falënderuar Britneyn për angazhimin që projekti të finalizohej.
“Unë jam i ngazëllyer “, tha 35-vjeçari para prerjes së shiritit ceremonial. “Ne filluam mbledhjen e fondeve në vitin 2014 dhe kemi ngritur 1 milion dollarë për të ndërtuar këtë objekt të mrekullueshëm për të mbështetur fëmijët dhe familjet kudo. Unë jam aq mirënjohës për të gjithë për bujarinë e tyre për ta bërë këtë një realitet dhe ta bëjë këtë të ndodhë”.