23:47 | 25/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Në kërkim të një emri për një bebe që lind në Nëntor, merrni disa sugjerime dhe shpjegimin për secilin

09:33 | 06/11/2017
në Flash, Jetë dhe stil, Te Fundit, Te Gjitha
0
Në kërkim të një emri për një bebe që lind në Nëntor, merrni disa sugjerime dhe shpjegimin për secilin

Nëntori është muaji paralajmërues i dimrit. Pemët rrezojnë pjesën më të madhe të gjetheve të verdha, moti bëhet më i freskët dhe temperaturat paralajmërojnë stinën e ftohtë.

Nëse gjatë këtij muaji po pret të sjellësh në jetë anëtarin e ri të familjes, por akoma po mendon për emrin, në këtë listë janë zgjedhur disa emra unikë me shpjegimet përkatëse.

Djemtë

Leonard

Do të thotë “luan trim”, vjen nga dy fjalë gjermane, ‘levon’ (luan) dhe ‘hard’ (trim). Është një emër i zakonshëm anglez, qysh me kohën e normanëve. Ka ngjashmëri me emrin Leonardo, si aktori i famshëm, Leonardo Di Caprio.

Roland

Ky emër i ka rrënjët në gjermanisht dhe rrjedh nga fjalët hrod, (i famshëm) dhe land (tokë), pra ka kuptimin e tokës së famshme. Nëse ndiheni të frymëzuar nga regjisori i mirënjohur Roland Emmerich, me një seri filmash epikë si Godzilla, Independence Day, The Day After Tomorrow, atëherë mendojeni edhe për bebin tuaj.

Albert

Ky është një emër mjaft popullor në të gjithë globin dhe ka forma të ndryshme në vende të ndryshme. Vjen nga emri gjerman Adalbert – “adal” (fisnik) dhe “beraht” (e ndritshme). Albert Einstein ndryshoi botën me “teorinë e relativitetit”.

Theodore (Teodor)

Ky emër e ka origjinën nga Greqia. “Theodoros” do të thotë dhuratë e Zotit. Disa shenjtorë grekë quheshin Theodore. Para shekullit 19, ky emër nuk ishte shumë i përdorur në Britani. Një prej presidentëve më të famshëm amerikanë ishte Theodore Roosevelt.

Brinstan (Bristan)

Është një emër katolik që u shkon për shtat të lindurve në muajin nëntor. Është simbol i njerëzve krijues, me ide origjinale dhe me fantazi. Është emri tipik i njerëzve me personalitetet unik.

Vajzat

Elena

Vjen nga emri grek “Helene”, që do të thotë ‘pishtar’ ose diçka që lidhet me hënën. Elena Gilbert është personazhi i famshëm i serialit televiziv “The Vampire Diaries”.

Silvia (Sylvia)

Vjen nga mitologjia romake. Rhea Silvia lindi themeluesit e Romës, Romulus dhe Remus. Ky emër është forma femërore e emrit Silvius. Një prej krenareve që mban këtë emër është këngëtarja e muzikës country Sylvia, kandidate e çmimit Grammy.

Aurelia

Emri latin është u përshtatet shumë vajzave që lindin në nëntor. Fjala do të thotë “e artë”, që nënkupton një njeri me fat dhe të lindur me një personalitet unik.

Hilda

Është një emër gjerman mjaft popullor. “Hild” nënkupton luftë, betejë. Hilda Gadea ishte e para grua e liderit komunist Che Guevara.

Elizabeth

Emri hebraik “Elisheva” është burimi nga vjen ky emër dhe kjo do të thotë “Perëndia im është betim.” Gjithashtu, edhe një variant tjetër përkthimi është ‘Perëndia im më përmbush. Përveç Mbretëreshës Elizabeth, një tjetër krenare që mban këtë emër është edhe Elizabeth Olsen, e cila ka luajtur në filma ‘Avengers: Age of Ultron.’

Andrea

Nëse jeni fans i Tom Cruise, pa dyshim e keni parë ‘Oblivion’ dhe e kujtoni gruan e bukur që ka luajtur me të, Andrea Riseborough. Është një emër italian, i cili shpesh përdoret si për meshkujt, ashtu edhe për femrat. Forma femërore e Andrewit do të thotë trimëri./Revista Class

 

Etiketa: bebimuaji i lindjesnentor
Pas

Prokurorët në rolin e gjyqëtarëve, tashmë edhe ato mund të marrin vendime

Para

Shtyhet sërish seanca për ish-drejtorin e Burgjeve, Artur Zoton, zbulohet arsyeja

Para
Shtyhet sërish seanca për ish-drejtorin e Burgjeve, Artur Zoton, zbulohet arsyeja

Shtyhet sërish seanca për ish-drejtorin e Burgjeve, Artur Zoton, zbulohet arsyeja

Discussion about this post

 



Të Fundit

Aksidenti me 3 shqiptarë të vdekur në Gjermani, si u kthye udhëtimi për festën familjare në tragjedi

Lufta Ukrainë-Rusi, ministri i Jashtëm italian: Nuk do mbarojë para fundit të vitit, Putin duhet të…

Administrata Trump vendos kufizime të reja për gazetarët në Pentagon

Sabotim i dytë i dyshuar në Francë, pse u ndërpre energjia në Rivierën Franceze

Tragjedi në Londër! Nëna dhe tre fëmijët humbin jetën nga zjarri, adoleshentja në gjendje kritike

Kaja Kallas bën thirrje për të rritur presionin ndaj Rusisë pas sulmit tragjik në Ukrainë

“Sulmi u intensifikua kur u ngrit helikopteri i presidentit”, komandanti i mbrojtjes ajrore: Putin ishte në epiqendrën e sulmit

Flakët rrezikojnë banesat në Lazarat, zjarrfikësit ndërhyjnë për shuarjen e zjarrit

“Mos prisni asnjë mrekulli”, Ukraina përgatitet për ofensivën verore të Rusisë

Video/Arrestohet në tentativë për arratisje drejt Greqisë, autori i dyshuar i ngjarjes së rëndë në Shtyllas

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.