Seanca e rradhës ndaj Artur Zotos ish-drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve është shtyrë përsëri. Sipas “Panorama” arsyeja e mos zhvillimit të seancë është mungesa e prokurores, Elizabeta Imeraj. Imeraj nuk është paraqitur për arsye shëndetësore.
Duhet të sjellim në vëmendje që Elizabeta Imeraj është një ndër prokurorët që po heton ish-minitrin Tahiraj për lidhjen e tij me vëllezërit Habilaj të arrestuar nga drejtësia italiane për trafik droge. Artur Zoto akuzohet për korrupsion në insitucionet e burgjeve të cilat ai i drejtonte vetë. (J.V/Faxweb)