Një rrjet i madh i trafikur të emigrantëve është shkatërruar së fundmi nga policia greke. Sipas autoriteteve grek ky grup i pajiste me pasaporta të falsifikuara emigrantët.
Po kështu raportohet se në një operacion të organizuar në bashkëpunim me Europolin, janë zbuluar katër laboratorë të falsifikimit të pasaportave, ndërsa dosja penale përfshin të paktën 20 persona, mes tyre dhe gjashtë shtetas shqiptarë.
Rrjeti ka vepruar për të paktën tre vjet, duke i pajisur “klientët” me pasaporta të falsifikuara, kryesisht franceze, gjermane dhe spanjolle. Ata largoheshin nga Greqia nëpërmjet aeroportit ndërkombëtar të Athinës, atij të Selanikut si dhe nga qytete të tjera të vendit. Ata paguanin para pasi donin të futeshin në tokën angelze, si emigrantë. (J.V/Faxweb)