Ka nisur me debate mbledhja e sotme e Komisionit të ekonomisë, teksa bëhej prezantimi i projektbuxhetit për vitin e ardhshëm nga ana e ministrit Ahmetaj.
Duhet thënë se tonet janë rritur mjaft mes Erion Braçes dhe Anastas Angjelit dhe deputetit demokrat Agron Shehaj.
Braçe: Ke pyetje të tjera, ke pyetje apo s’ke pyetje
Shehaj: Sigurisht që kam pyetje
Braçe: Nëse do bëj pyetje, nëse s’do largohu nga ky komision
Angjeli: Zonja Tabaku, ju lutem unë kërkoj që të respektohet rregullorja, nëqoftë se do të bësh skenare nuk është vendi këtu, mbylleni atë, të lutem shumë s’po flas me ty, mos kujtoni se ne nuk dimë të shajmë, kemi gjithe ditën që të dëgjojmë ty, u bëre ti tani, bëj pyetje dhe merr përgjigjen, shko në shtëpinë tënde. Skenarin dilni bëjeni jashtë, bëni ça të doni, po të vini këtu e të bëni një orë llaka-llaka s’ka. (E.K/faxweb)
https://www.youtube.com/watch?v=g-PgcOmqyvM&feature=youtu.be