Thashetheme apo e vërtetë Olsi Rama pritet të marrë një post drejtues në një prej klubeve të Kategorisë Superiore.
Drejtori i “VIP Sport”, Fation Shehu, duke folur gjatë emisionit “Rubrika Sportive” në TVSH ka bërë të ditur se ndryshimet në ambientet e klubit Partizani.
“Vendimi për të larguar trajnerin Iuliano është marrë nga Moxhi dhe po ashtu riemërimi i Sulejman Starovës në krye të pankinës është po vendim i Moxhit, i cili po bën ndryshime.
Nga informacionet që kam, Partizani ka nisur një bashkëpunim edhe me një ish-sportist. Bëhet fjalë për Olsi Ramën, i njohur si dashamirës i klubi. Do të jetë Drejtor i Përgjithshëm. Ky emërim ka qenë një vendim i presidentit të klubit, Gaz Demi”, tha Shehu.
Presim dhe shohim nëse vëllai i kryeministrit Rama do ta pranojë këtë pozicion të ri. Kujtojmë se Gaz Demi pak ditë më parë ka pasur një takim edhe me Aneta Ramën…të kenë diskutuar gjë?!
(E.K/FAXWEB)