16:59 | 20/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Andrea Pirlo i thotë lamtumirë futbollit, 5-minutat e fundit në fushën e blertë

14:53 | 06/11/2017
në Flash, Sport, Te Fundit, Te Gjitha
0
Andrea Pirlo i thotë lamtumirë futbollit, 5-minutat e fundit në fushën e blertë

Në 2001 u largua nga Interi si një lojtar “pavlerë” për zikaltërit, një vendim që me siguri Moratti & Co janë stërpenduar disa vite më vonë.

Ky ndoshta ishte episodi që vendosi karrierën e një prej “dirigjentëve” më të mëdhenj në mesfushën e futbollit. Andrea Pirlo kaloi tek Milani dhe “profesori” Ancelotti shpejt u besoi këmbëve të tij organizimin e lojës.

Kaq mjaftoi dhe ai me topin bëri mrekulli, dy tituj kampionë dhe dy Champions League me “kuqezinjtë”, si dhe një Kupë Bote me Italinë e tij, të gjitha brenda një dekade.

Në 2011, gabimin e Interit e përsëriti Milani, që me Allegrin në atë kohë besonin se vitet kishin bërë të veten dhe Andrea nuk u duhej më në mesfushë. Nga kjo përfitoi Juventusi dhe Pirlo u provoi që në sezonin e parë drejtuesve të Milanit se gabuan.

Katër tituj kampionë radhazi me “Bardhezinjtë” ishte prova e kësaj, ndërsa pengu i madh mbeti finalja e 2015 kundër Barcelonës, e humbur 1-3. Edhe për një 36-vjeçar si Pirlo, ritmi i Serisë A dhe futbollit europian ishte një peshë e rëndë në atë kohë, ndaj vendosi të kalojë Atlantikun, për t’iu bashkuar New York City FC në MLS, shkruan ”TCH”. 

Kjo transfertë ishte një gjysmë lamtumirë, pasi e largoi nga prozhektorët e mëdhenj të futbollit, ndërsa pas dy sezoneve mbërrin lamtumira e plotë. 5 minutat që luajti në sfidën Play-off të Major League Soccer mes New York City-it dhe Columbus Crew ishin të fundit për Andrea Pirlon në karrierën e tij si futbollist.

Etiketa: andrea pirlolamtumirë
Pas

Balla: Prokuroria po bën pazare që vijnë erë të keqe, po përpiqet të mbyllë dosjen CEZ

Para

Policia sekuestron 39 kilogramë drogë në Sarandë dhe Vlorë, arrestohen 6 persona

Para
Policia sekuestron 39 kilogramë drogë në Sarandë dhe Vlorë, arrestohen 6 persona

Policia sekuestron 39 kilogramë drogë në Sarandë dhe Vlorë, arrestohen 6 persona

Discussion about this post

 



Të Fundit

“Britani/ Arrestohet Lorenc Lala, i kërkuar për vrasje me gjakmarrje në Shqipëri”

Shembet gabina elektrike në fshatin Kukur, qindra familje pa energji

Evakuime masive nga Izraeli dhe Irani: qytetarë nga dhjetëra shtete largohen nga rajoni

Sondazh, shumica e gjermanëve tani kanë qëndrim negativ ndaj Izraelit

“Izrael/Të paktën 17 të plagosur nga sulmi me raketa i Iranit, tre në gjendje të rëndë”

“Burgim i përjetshëm për Kristian Cenajn, vrau 16-vjeçarin Mariglen Gjonaj për një orë rolex

Vrasja e Kasen Kasmit në Itali: gjykata zbulon konfliktin për kontrollin e drogës

“Irani ashpërson qëndrimin: pa ndalimin e sulmeve Izraelite, negociatat janë të pamundura”

Të shtënat në Mirditë: qëllon me armë drejt banesës pas konfliktit familjar”

“Berisha: Vota e Diasporës u manipulua ftoj shqiptarët në betejë kundër narkoshtetit”

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.