Aktori i njohur Erion Isai dhe bashkëshortja e tij Ajlin kanë rrëfyer ditën e sotme historinë e tyre të dashurisë.
Të ftuar në emisionin “Rudina” ata kanë treguar edhe cili ka qenë momenti më i vështirë i marrëdhënies së tyre. Ata kanë rrëfyer se përpara se të vinte në jetë vajza e tyre Ajër, bashkëshortja ka patur edhe një tjetër shtatzëni. “Fëmijën e parë e humbëm gjatë pushimeve”, thotë çifti.
“Unë nuk e dija që isha shtatzënë dhe vendosëm të bëjmë pushime të çmendura në udhëtime dhe pësova një abort spontan dhe ai ka qenë një moment i vështirë, por lavdi Zotit i kemi kaluar”, tha Ajlin
Ndërkohë për një momënt të vështirë Erioni ka thënë se “Para dy vitesh kur unë doja të largohesha nga “Portokallia”, për një shkak të një zbatimi të një klauzole, unë vendosa të mos kthehesha dhe shkëputa marrëdhëniet ekonomike për 3 muaj, por dhe ana emocionale. E pata të rëndë si vendim”.
(S.SH/Faxweb)