Periudha e gjatë e thatësirës së kësaj vere, por dhe temperaturat relativisht të larta këtë periudhë po ndikojnë keq në të mbjellat e vjeshtës. Në një pjesë të vendit shprehet shqetësimi për praninë e “imago zabrus” insekt ky që shkatërron vecanërisht bimët e reja të grurit. Sotir Zarka administrator i SHBB Lushnjë tha për bionews se jo vetëm ky dëmtues, por dhe shumë të tjerë të favorizuara nga periudha e gjatë e të nxehtit sic janë larvat apo krimbat e tokes po ndikojnë keq në prodhueshmërinë e saj.
Sipas tij në mjaft zona ku mbillen drithëra dhe jo vetëm, që para nisjes se sezonit të mbjelljes duhej të kryhej të paktën dy herë ujitja e sipërfaqes së tokës. Ujitja duhet të vijonte dhe gjatë sezonit të mbjelljes, në mënyrë që toka të rrisë prodhimin dhe te luftonte insektet keqëbërës. Për shak të mosfunksionimit të sistemit vaditës, por dhe kapacitetet e pamjaftueshme të rezevuareve ka bërë që ujitja mos kryhet e plotë dhe të favorizhen dëmtuesit.
Specialistët këshillojnë fermerët të marin masa dhe të kërkojnë ndihmë në raste se ndeshen me dëmtues të tillë.
Edhe pse kohët e fundit janë shënuar reshje shiu këto nuk janë të mjaftueshme, pasi lagështia e tokës ka qënë sipërfaqësore, ndërsa shtresat më të thella janë ende të thata.
Për të evituar këto probleme ekspertët rekomandojnë gjithashtu mbjelljen e llojeve të certifikuara të grurit, si dhe zbatimin e masave agro-teknike për të pasur rendiment cilësor dhe të bollshëm/http://bionews.al/