09:55 | 02/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Donald Lu hapur fare: ”Presim arrestimin e peshqve të mëdhenj!” Shmang totalisht emrin e Saimir Tahirit

10:31 | 07/11/2017
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Donald Lu hapur fare: ”Presim arrestimin e peshqve të mëdhenj!” Shmang totalisht emrin e Saimir Tahirit

”Asnjë nuk është mbi ligjin! Në gjuhën shqip e ju thoni ”peshku i madh e ha të voglin”, për një herë të vetme në Shqipëri le të hamë peshkun e madh! Faleminderi”, dha mesazhin sot ambasadori Lu.

”Nëse ne do vendos gatishmërinë dhe besueshmërinë tonë, ne presim rezultate. Çfarë presim? Presim që ky plan agresiv i qeverisë së Shqipërisë të përfundojë me arrestimin e disa peshqve të mëdhenj në fillim të vitit të ardhshëm”, theksoi Lu në takimin për prezantimin e planit të ri ”Forca e Ligjit” që do të zbatohet nga Task Forca Speciale.

Por nga ajo që u vu re, është fakti se Donald Lu nuk përmendi emra të rinj të politikanëve vënë së fundmi në mes të skandaleve, si Saimir Tahiri. Ai zgjodhi të qëndrojë te Arben Ndoka (ish-deputeti socialist), Mark Frroku (ish-deputeti kristian-demokrat që mbështeti Ramën), Gentian Muhameti (kandidati që PD zgjodhi mos ta fuste në garë për Bashkinë e Këlcyrës) dhe Elvis Rroshi (ish-kryebashkiaku socialist i Kavajës). 

”Ajo që dimë gjithashtu është që Shqipëria ka një problem mes krimit të organizuar dhe politikës. Nëse e mohoni këtë ju lutem të shqyrtoni rastet e Arben Ndokës, Mark Frrokut, Gentian Muhametit dhe Elvis Rroshit.

Ky nuk është problem i vetëm një partie, ky është një problemi që ka pllakosur politikën shqiptare që nga rënia e komunizmit.”, tha më tej ai.

”Ndihma jonë për prokurorinë dhe policinë do të mbështetet duke zhvilluar e institucione të reja në lidhje me krim e organizuar si SPAK dhe BKH.

Po flasim me vepra dhe jo me fjalë ne në Amerikë kemi edhe një shprehje tjetër: ”Dreka falas nuk e ekziston!”

Së fundi ju keni një shprehje në gjuhën shqipe: ”Dielli duket që në mëngjes!” Më pëlqen  që ky plan e pranon se krimi është problem serioz, dhe pranon që organet e drejtësisë shqiptare kanë dështuar.”, tha mes të tjerash ambasadori amerikan.

(V.G/FAXWEB)

Donald Lu duke hipur në makinë

Edi Rama dhe Elvis Rroshi

Edi Rama dhe Arben Ndoka

Edi Rama dhe Mark Frroku

Etiketa: arrestimdonald lulupeshq te medhenj
Pas

DËSHMIA 3/ Ish-oficeri i antidrogës tregon kërcënimin e Habilajve: Do ta shikoni ça do ju bëjmë, është makina e ministrit

Para

Vlahutin: Shqiptarëve iu ka ardhur në majë të hundës krimi dhe arroganca

Para
Vlahutin vihet në lëvizje, mbledh në zyrën e saj ambasadorët e BE-së

Vlahutin: Shqiptarëve iu ka ardhur në majë të hundës krimi dhe arroganca

Discussion about this post

 



Të Fundit

SHBA, Ghislaine Maxwell transferohet në një kamp burgu me siguri minimale në Teksas

EMRI/ Vidhte kabuj elektrikë të ndriçimit të rrugëve, arrestohet në Durrës autori i dyshuar

Mali i Zi, përplasje e ashpër mes presidentit Milatoviq dhe zv/kryeministrit Gjeloshaj

Mediat ukrainase raportojnë sulm masiv ndaj Rusisë, rafineria në flakë

Sarandë, mjeti përplaset me shtyllën elektrike, shoferi rezulton në gjendje të dehur

Parashikimi i motit për ditën e sotme, 2 gusht 2025

Foshnje dhe dy fëmijë midis 11 të plagosurve në sulmin rus në Kharkiv

Trump: Jam i hapur për dialog me Lulën për tarifat. Ai mund të flasë me mua kur të dëshirojë

Shkenca zbulon kur fillon plakja e vërtetë

Këshilli i Ministrave miratoi vendimin, pronat shtetërore i kalojnë Korporatës për “Korpusin e Inspektorateve”

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.