Një operacion antidrogë është zhvilluar gjatë ditës së djeshme në Irakleo, Greqi. Në sajë të operacionit janë kapur 3 kg 32 gram heroinë, 84 gram kokainë, 3 peshore elektronike, 2 celularë dhe 3290 euro.
Në pranga e Policisë greke ka rënë një shtetas shqiptar që mendohet të jetë 34-vjeç dhe një shtetas grek 56-vjeç.
Sasia e drogës është gjetur në banesën e shtetasit shqiptar. Nuk është rasti i parë ku shqiptarët kapen me drogë në shtetin grek, ç’ka ka bërë që autoritetet të ngrenë alarmin.
(E.K/FAXWEB)