Mbledhja e Komisionit të Ligjeve është shqoëruar sërish sot me përplasje të forta mes deputetëve të opozitës dhe atyre të mazhorancës.
Sot po diskutohej për ligjin për ndihmën juridike, teksa deputeti demokrat, Oerd Bylykbashi i është drejtuar kreut të komisionit Ulsi Manja duke i thënë se është më mirë që “këtë ligj t’ua çojmë Habilajve për konsultim”.
Nga ana tjetër kreu i komisionit Ulsi Manja i është përgjigjur “mund t’ia çojmë edhe kreut të Bashkisë Mallakastër apo Prokurorit për të mbyllur dosjen”.
Pjesë nga debati:
Bylykbashi: “Këtë ligj t’ua çojmë Habilajve për konsultim”.
Manja: “Mund t’ia çojmë edhe kreut të Bashkisë Mallakastër apo Prokurorit për të mbyllur dosjen”.
Bylykbashi: “I garantuat vetes imunitet gjyqësor. Ju bëtë çmos për t’i dhënë ndihmë jurdike personave të lidhur me mafian. Ju i jepni asistencë kriminelëve. Rama e Tahir ii ndajnë me metra kub eurot e krimit dhe drogës me trafikantët.
Manja: “PD e ka vetëm retorikë politike luftën kundër korrusionit dhe dekriminalizimin. Opozita e bashkuar bllokoi ligjin e dekriminalizimit për kreun e Mallakastrës”.
Në këtë moment janë larguar nga mbledhja e komisionit anëtarët e Partisë Demokratike, ndërkohë që LSI nuk kishte asnjë anëtar të pranishëm.
(E.K/FAXWEB)