Pasi Akademisë së Shkencave iu hoqën fondet për kërkimin shkencor, kryeministrIi Edi Rama është shprehur se do të ketë një mbështjetje për kërikin shkencor përmes një biblioteke shkencore elektronike. Këtë deklaratë Rame ka bërë gjatë një takimi me studentët e ekselencës.
“Këtë vit do rrisim mbështetjen për kërkimin shkencor, pasi bibliotekat shkencore të universiteteve janë lënë në mëshire të fatit, dhe të tjerët janë pasuruar, kështu do keni biblioteke shkencore elektronike. Kemi akademi shkencash që ka mbetur vetëm emri dhe universitet që s’ka bibliotekë të mirëfilltë, prandaj ne do u japim leke universiteteve për bibloteka, dhe studentët do marrin kurse anglishteje falas dhe këtë do e financojmë vetë, do sjellim mësues”, tha Rama.
(S.SH/Faxweb)