Pas takimit të Ramës sot me studentët e ekselencës ditën e sotme, ku kryeministri deklaroi se falë reformës në arsim tani studentët nuk kanë nevojë për miq e për lekë për të arritur atë që dëshirojnë, ka reaguar Klajda Gjosha.
Deputetja e LSI-së thotë se në këtë takim u dëgjua vetëm kryeministri dhe ishte në show. Ajo i shtron dhe disa pyetje krueministrit.
POSTIMI I GJOSHËS:
Një shoë ekselent me studentët e ekselencës!
Në një takim me ta, gjithkush nga ne do kish dashur të dëgjonte zërin e tyre, të vërtetën e tyre. Por Jo, edhe këtë rradhë dëgjuam vetëm Kryeministrin.
Kjo e ka një arsye, frika nga realiteti! A i pyetët studentët Z. Kryeministër se përse të gjithë kërkojnë të largohen nga Shqipëria? A i pyetët se si prindërit e tyre sakrifikojnë cdo gjë për t’i arsimuar ata? A i pyetët se sa të neveritur janë nga tepsia juaj që kurrë nuk krijoi asnjë mundësi për ta? A i pyetët se cfarë mendojnë ata për situatën e perfshirjes së krimit në politikë që po vret cdo ditë shpresën e tyre?
Normal që nuk i pyetët sepse ju intereson më shumë shfrytëzimi i figurës tyre të pastër ulur pranë jush! Por sot nuk ka asgjë që shlyen borxhin e madh që ju i keni të rinjve “Shqipërinë Normale” ku ata duan të jetojnë! (B.H/Faxweb)