13:54 | 21/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Patozi: Nuk trembet peshkaqeni me muzikë klasike, ambasador!

20:52 | 07/11/2017
në Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Patozi: Nuk trembet peshkaqeni me muzikë klasike, ambasador!

Ish-deputeti demokrat, Astrit Patozi ka reguar pas deklaratave të ambasadorit amerikan Donald Lu.

“Shumë nteresant, por jo i papritur, ishte fakti që të gjithë e kërkonin “kryepeshkun” tek deti, liqeni, madje edhe tek pellgu i tjetrit, por ky nuk është vetëm fenomen shqiptar. Duket pak si sport, ku rëndësi ka që të ketë peshk për t’u kapur. Nuk u habita shumë që s’dëgjova njeri të thonte “qëllofsh”, e cila është shprehja më tipike, që u pëlqen të dëgjojnë peshkatarët, kur shkojnë për të gjuajtur. Do të tingëllonte teatrale vërtetë, por a nuk është i tillë edhe premtimi se shumë shpejt do të vendoset drejtësia në këtë vend?”Shkruan Patozi.

Reagimi i plotë:

NUK TREMBET PESHKAQENI ME MUZIKË KLASIKE, AMBASADOR! Të gjithë kishin marrë nga një grep në dorë sot për të kapur “peshkun e madh” të ambasadorit, megjithëse ai ishte imagjinar. Jo thjesht për rëndësinë e vendit të madh, që ai përfaqëson, por edhe për shkak të temës së nxehtë. E cila, natyrisht, që merr vlerë tjetër në kontekstin e tollovisë, që ka shkaktuar saga Tahiri, por jo vetëm ajo. Shumë nteresant, por jo i papritur, ishte fakti që të gjithë e kërkonin “kryepeshkun” tek deti, liqeni, madje edhe tek pellgu i tjetrit, por ky nuk është vetëm fenomen shqiptar. Duket pak si sport, ku rëndësi ka që të ketë peshk për t’u kapur. Nuk u habita shumë që s’dëgjova njeri të thonte “qëllofsh”, e cila është shprehja më tipike, që u pëlqen të dëgjojnë peshkatarët, kur shkojnë për të gjuajtur. Do të tingëllonte teatrale vërtetë, por a nuk është i tillë edhe premtimi se shumë shpejt do të vendoset drejtësia në këtë vend? Se po vjen, më në fund, dita e fitores mbi pandëshkueshmërinë dhe i barazisë së të gjithë qytetarëve para ligjit edhe në Shqipëri. Të cilat kur shqiptohen prej udhëheqësve tanë, në kohë fushatash apo, kur kanë halle të mëdha, nuk bëjnë asnjë përshtypje, por kur dëgjohen në anglisht ose në një gjuhë tjetër prej të huajve, të paktën merren më shumë seriozisht. Ndaj, me gjithë respektin për ambasadorët, nuk mendoj se Shqipëria sot ka nevojë për karrema entuziasmi, që lartësojnë një të ardhme të ndritur, e cila nuk ka për të mbërritur ndonjëherë. Boll e kemi, na del e na tepron patetizmi i timonierëve tanë, të cilët gati po na hiqen si viktima të shumëvuajtura të popullit të vet, që herë nuk i kupton dhe herë nuk i ndjek dot në projektet e tyre vizionare. Ky vend ka nevojë për një sens realizmi, që mungon dëshpërimisht, prej shumë kohësh, jo rasësisht dhe as për arsye fati, por nga nevoja e peshkaqenëve vendas për të mos patur kurrë sezon gjuetie ndaj tyre. Dhe ia kanë dalë mrekullisht deri tani. është një meritë që u duhet njohur. Ndaj të mos kemi kot iluzione se mund t’i trembim ata, duke tundur grepat në breg dhe duke luajtur muzikë klasike, në rast se nuk duam edhe ne të që të bëhemi pjesë e një shakaje të hidhur me problemin më të rëndë që ka ky vend prej shumë vitesh. Nëse e kemi seriozisht, nuk ka nevojë ta themi patjetër përpara, mjafton që ata të kapen.

(S.SH/Faxweb)

 

 

 

 

 

 

Etiketa: Ambasadori Donald LuAstrit Patozi
Pas

6 ushqimet që eleminojnë parazitët nga trupi i njeriut

Para

Letra e vajzës nga Tropoja për Valbonën, Rama i kthen përgjigje: Hec-et, dy nishanë të pakuptueshëm në trupin e saj

Para
Letra e vajzës nga Tropoja për Valbonën, Rama i kthen përgjigje: Hec-et, dy nishanë të pakuptueshëm në trupin e saj

Letra e vajzës nga Tropoja për Valbonën, Rama i kthen përgjigje: Hec-et, dy nishanë të pakuptueshëm në trupin e saj

Discussion about this post

 



Të Fundit

Presidenti i SHBA-së Donald Trump propozohet nga Pakistani për Nobelin e Paqes

Dronët iranianë godasin Izraelin në një depërtim të rrallë të mbrojtjes ajrore

Dështon sërish konstituimi për të 35-tën herë i Kuvendit të Kosovës. Seanca e radhës do të mbahet pas 48-orësh

Emri/ Vihet në pranga 32-vjeçari në Elbasan, vodhi në bashkëpunim me një person tjetër një celular. Në kërkim autori tjetër

Shkeljet ligjore me votën e Diasporës, PD i kërkon KQZ-së të bëjë transparente masat e marra ndaj përgjegjësve që administruan procesin zgjedhor (VIDEO)

Elbasan/Finalizohet operacioni policor “Night”: Në pranga një autor, në kërkim bashkëpunëtori

Gjimnazi “Sulejman Elezi” në Laknas, Manastirliu: Kushte moderne mësimi, biblioteka, hapësira të gjelbra dhe terrene sportive

5 anëtarë të Gardës Revolucionare të Iranit vriten në sulmet izraelite në Khorramabad

U ekstraduan nga Dubai 2 ditë më parë, lihen në burg 3 anëtarët e grupit të Talo Çelës

Aksident në Sarandë, plagosen dy të rinj (Emrat)

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.