Një operacion antidrogë është kryer në Greqi ku janë arrestuar tetë shqiptarë dhe dy grekë . Ndërkohë që dy shqiptarë të tjerë janë shpallur në kërkim.
Paraprakisht mësohet se të gjithë të arrestuatit janë të moshave 18-26 vjeçare, dhe shpërndanin drogë në shkolla.
Autoritetet fqinje raportojnë se të rinjtë sillnin drogë nga Shqipëria në Greqi dhe e shpërndanin në shkolla në zonat Zografo, Kaisarini, Pagrati dhe Virona.
Tre muajt e fundit kanë qarkulluar 12.5 kg marijuanë dhe kanë fituar rreth 100 mijë euro. Një gram marijuanë ata e shisnin për 5-8 euro. Gjithashtu të rinjve iu sekuestruan 1.5 kg marijuanë, 8000 euro, 1 pistoletë, 12 celuarë, 3 makina dhe 1 motor.
(E.K/FAXWEB)