Gazetari Blendi Fevziu i ftuar mbrëmjen e djeshme në “360 Gradë” të Artur Zhejit është shprehur i bindur përsa in përketz batimin e Reformës në Drejtësi, duke dhënë shembuj nga Maqedonia dhe Rumania.
Ai thotë se kjo gjë do të bëhet nga persona që janë personazhe të panjohur që nuk kanë kontakte miqësore, të cilët do të trajnohen nga amerikanët.
“Këtu ka shumë veta që e dinë kur në Rumani u kalua ajo që quhet një lloj reforme për të goditur, për të ndëshkuar. Pjesa më e madhe e politikës thoshte çfarë do ndodhë, do kalojmë një ligj fundi fundit, ku do e gjejnë këta ne prokurorinë, gjykatësit i njohim. E njëjta histori ishte edhe në Maqedoni. Çfarë ndodhi? Edhe në Maqedoni, edhe në Rumani kanë gjetur prokurorë që askujt si kishin rënë në sy, femra. I gjetën pikërisht amerikanët, i trajnuan amerikanët. Njerëz që nuk kishin as kontakte miqësore, nuk u gjeje dot as fillin. Kështu që kjo historia s’ka se këta kemi këtu, të jesh i sigurt që do dalin personazhe krejtësisht të panjohur për ne që do fillojnë ta zbatojnë.” tha Fevziu. (J.V/Faxweb)