Një lajm i bukur u përhap vetëm një ditë më parë për legjendën e futbollit italian Bobo Vieri, pasi u tha se do të bëhej baba pasi partnerja e tij Kostanca Karaçiolo ishte duke pritur fëmijën e tyre të parë.
Por asnjë nuk shkoi ashtu siç pritej. Pak orë më parë në një komunikatë për shtyp çifti njofton se shtatzënia është ndërprerë.
“Me dhimbje duam të ndalojmë zërat që po qarkullojnë në media në lidhje me fëmijën që ne presim. Fati ka vendosur që ndoshta nuk është ky momenti i duhur. Kërkojmë nga të gjithë që të na kuptoni dhe të respektoni këtë moment delikat në jetën tonë”, thotë çifti Vieri-Karaçiolo shkruan gazetta.it. (J.V/Faxweb)