Policia e Korçës ka vënë në pranga një shtetas ndërsa ka proceduar penalisht 2 të tjerë për shitje dhe prodhim të lëndëve narkotike, raporton “Fax News”.
Burime bëjnë me dije se i arrestuari është 27-vjecari Pandi Stefo nga qyteti i Korçës ndërsa janë proceduar ne gjendje të lirë B.Y, 17 vjeç dhe A.M, 25 vjeç.
Po të njejtat burime thonë se në lagjen 12 të qyteti Pandi Stefo dhe A.M, të cilët ndodheshin brenda një automjeti tip “Mercedes-Benz”, në pronësi të këtij të fundit, kanë qene duke i shitur shtetasit B.Y, në këmbim të një sasie lekësh, disa doza lënde të dyshuar narkotike Cannabis Sativa.
Me pas gjatë kontrollit fizik të ushtruar konkretisht Pandi Stefos dhe shtetasit B.Y, iu gjet e sekuestrua 7.4 gram bimë e dyshuar Cannabis Sativa dhe 0.8 gram lëndë narkotike e dyshuar e llojit Heroinë. Policia po vijon punen per zbardhjen e plotë të ngjarjes pasi dyshohen edhe për persona të tjerë të përfshirë në shitjen e lëndëve narkotike. (J.V/Faxweb)