Guvernatori i Bankës së Shqipërisë ka deklaruar se situata financiare ka ardhur në përmirësim të vazhdueshëm.
Gjatë fjalës së tij në konferencën “Zhvillimet në tregun bankar”, Gent Sejko u shpreh se rritja e kredisë ka qenë në nivele pozitive dhe se politika monetare ka qenë stimul për zhvillimin e ekonomisë.
“Rritja e kredisë ka qenë në nivele pozitive. Industria bankare gëzon shëndet të plotë financiar, e cila është një premisë për zhvillimin e vendit. Këtë vit u mbushën 25 vit nga nivelit bankar dy nivelor. Politika monetare ka qenë stimul për zhvillimin e ekonomisë. Vlerësimet dhe studimet e BSH dhe të FMN tregojnë se tregu financiar ka përmirësim të vazhdueshëm.
Arkitektura e tregut financiar është ende jo e plotë. Vetëm 38 % e të rriturve kanë një llogari pranë institucionit bankar. Besojmë se struktura e tregut bankar stimulon konkurrencën, por zhvillimi i tregut është një sfidë. Ambicia jonë mbetet për një treg të zhdërvjellët dhe likuid”- u shpreh Gent Sejko. (J.V/Faxweb)