Deputeti i PD-së Klevis Balliu ka ngritur përsëri sot akuza nga parlamenti përsa i përket situatës së drogës dhe krimit në vend.
Balliu nuk ka kursyer as akuzat për Saimir Tahirin dhe Haki Çakon. Madje ai ka theksuar se shefi i policisë së Pogradecit që mbronte në Pogradec pacelat me kanabis në Mokër.
“Ku është edhe çfarë bën sot Saimir Tahiri. Shqiptarët duan të dinë sot në se kjo qeveri do të mbajë ndonjë përgjegjësi për Tahirn. Sot jemi në një situatë absurde dhe kjo qeveri nuk mban asnjë përgjegjësi.
Pse ndodhen pantetat e Saimir Tahirt në makinë e Orest Sotës? Dita ditës shfaqet hapur lidhja e Tahirit me krimin. Kjo qeveri sot në vend të sulmojë narkotrafkantët sulmon prokurorinë dhe gjykatësit. Nuk mund të ketë mirëqënie kur qeveria merr urdhër nga krmini, ku vendin drejtijnë narkotrafinaktët. Sot ky vend ndodhet në situatën ekonomike më të vështirë.
Si mban përgjegjsië? Duke i dhënë mbrojtje? Sot shqiptarët duhet të dinë që i takon atyre t’i bashkohen froniti opozitar. Por pyetja ngrihet sa Saimir Tahira ka? Për Saimir Tahiri u dashka të mblidhet një komison për të?
Por çfarë përgjegjise mban policia e shtetit? Ku është Haki Cako. Ku është shefi i policisë së Pogradecit që mbronte në Pogradec pacelat me kanabis në Mokër? Sot ata kanë mbështetjen e kryeminsitrit që në vend të kujdeset pë ata qindra mijë shqiptarë që janë të papunë dhe janë një ndihmë minimale ekonomike por mbron Tahirin. Ata sot vazhdojnë të qeverisin me dhunë dhe tambajnë pushtetin me dhunë.”, u shpreh Klevis Balliu. (J.V/Faxweb)