08:53 | 02/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Sulmet e njëpasnjëshme ndaj medias, gazetarja i përvishet Ramës

18:42 | 09/11/2017
në Aktualitet, Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Sulmet e njëpasnjëshme ndaj medias, gazetarja i përvishet Ramës

Kryeministri Edi Rama ka vazhduar edhe sot me sulmet e tij ndaj medias. Vetëm pak ditë pasi i quajti gazetarët të paditur, ai në prani të komisionerit Hahn kritikoi median duke e konsideruar si të pabesueshme.

Në lidhje me këto sulme ka reaguar gazetarja Edlira Gjoni e cila i shkruan kryeministrit se nuk ia kanë fajin mediat. Sipas saj mediat nuk janë ata që shanë Rama dhe përsëri i ‘bëjnë analizën” por janë djemtë dhe vajzat që punojnë nëpër redaksi me përkushtim dhe që mendojnë për Shqipërinë më shumë se kryeministri.

REAGIMI I PLOTË:

Nuk ta ka fajin media, jo. Në media sa njerëz të përfolur ke? 7? 8? I ke rreth vetes këta më të zhyturit. Të bëjnë fresk ty. Ose shokëve të opozitës e presidencës. Nuk është media kazani. Ata që shan janë po ata që “bëjnë analizat”, drejtojnë emisionet, konferencat apo seancat që orkestron vetë ti, apo shokët e idealit politik. Media nuk është ajo, paçka se atë sheh ti e shqiptarët e thjeshtë. Media janë vajzat e djemtë e redaksive që lexojnë, mendojnë, trishtohen e kujdesen për veten, për familjet e po deshe, edhe për Shqipërinë më shumë sesa ti. Janë këta gazetarët që s’i fton kurrë në evente, as i lexon, as i dëgjon, as i njeh. Se ti njeh ata 7,8 a 10 që edhe i shan, edhe i mban. Po ata nuk e përfaqësojnë armatën e reporterëve, gazetarëve, redaktorëve e njerëzve të thjeshtë të medias, pa shtëpi luksi, pa makinë fare, edhe pa rrogë, që kanë dy ndryshime thelbësore me gjithë politikën dhe me këta “përfaqësues” që ti i quan kazan. E pra, 1) Armata e kolegëve të thjeshtë gazetarë NUK është e zhytur në krim e në drogë. 2) Në dallim nga ju, ky grup njerëzish E DUAN Shqipërinë. E duan të pastër nga droga, krimi dhe njerëzit që merren me të. Është në interesin tënd t’i kesh miq, aleatë, se kanë ngelur grupimi i fundit me fuqi publike që është i papërlyer. Dhe sërish, i vetmi grup publik që e do Shqipërinë më shumë se gjithkush tjetër që të rrethon, vendas a të huaj, me apo pa pushtet e prepotencë. Duajini gazetarët e thjeshtë. Mos u vur zjarrin nën vete, se me ta, digjemi të tërë.
Forca, kolegët gazetarë. Politika është e zhytur më shumë se kurrë. E kapur mat, në çdo kah politik. Është momenti juaj. Momenti ynë. (B.H/Faxweb)

 

 

 

Etiketa: edlira gjoni
Pas

Edmond Panariti: Qeveria t’u japë para fermerëve dhe jo të vendos taksa për puset

Para

Aksidenti tragjik në Tiranë, kush është biznesmeni që humbi jetë (FOTO)

Para
Aksidenti tragjik në Tiranë, kush është biznesmeni që humbi jetë (FOTO)

Aksidenti tragjik në Tiranë, kush është biznesmeni që humbi jetë (FOTO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Me kanabis e kokainë në makinë, tre të arrestuar pas operacionit antidrogë në Korçë

Ndahet nga jeta prifti Kristaq Viso, pësoi dëmtime në kokë dhe trup pasi u rrëzua nga çatia e kishës rreth 2 javë më parë

Ish-kryeministrja e Bangladeshit, Hasina përballet me akuza për krime kundër njerëzimit

Turizmi/ Italianët nuk i ‘ndahen’ Shqipërisë, u rritën me 7.1% gjatë muajve janar-prill, ‘bie’ Kosova

Berisha sot në SPAK për masën “detyrim paraqitje”! Flamur Noka njofton strukturat e PD para ambienteve të Prokurorisë së Posaçme

Kina zbulon një burim masiv energjie të fshehur nën tokën e saj që mund të ndryshojë të ardhmen

Kamioni përfshihet nga flakët në Rrugën e Kombit/Shoferi shpëton mrekullisht

Berisha sot në SPAK për masën “detyrim paraqitje”! Flamur Noka njofton strukturat e PD para ambienteve të Prokurorisë së Posaçme

Sot takimi vendimtar në Stamboll! Ukraina kërkon paqe pa kushte, Rusia dërgon delegacionin për raundin e dytë

Aksident i rëndë në aksin Drenas-Skënderaj në Kosovë! Ndërron jetë 24-vjeçarja

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.