Gjykata e Apelit ka kërkuar ‘Arrest me burg’ për Muhammet Yasir Aydogmus, i arrestuar në portin e Durrësit. Ai u ndalua së bashku me gruan dhe dy fëmijët e mitur në tetor në portin e Durrësit, ndërsa po tentonte të udhëtonte drejt Italisë me dokumente false, ndërsa në Turqi akuzohej për terrorizëm. Në vendimin e shkallës së parë u vendos që turku të ndiqej në gjendje të lirë dhe u vendos ndaj tij masa “detyrim paraqitje”. Në vendimin e gjykatës së Durrësit thuhet se:”Urdhërohet shtetasi turk Muhammet Yasir Aydogmus të paraqitet të hënën e parë e të tretë të çdo muaji para oficerit të policisë gjyqësore nga ora 11:00-12:00.
Ndër të tjera në seancën e mbajtur ditën e sotme, nga Gjykata e Apelit është vendosur masa e sigurisë “arrest me burg” për shtetasin turk. Por, mësohet se ai është arratisur nga kampi i refugjatëve në Babrru që në datën 30 Tetor, dhe ende nuk dihet vendndodhja e tij.