Analisti Lorenc Vangjeli është shprehur se shumë pranë kryeqytetit ka një zonë të lirë ekonomike kriminale.
I ftuar në emisionit Opinion, ai tha se kjo zonë është pikërisht Fushë Kruja, që nuk ka të bëjë me kronikën e zezë,por me politikën.
“Kemi pasur në Shqipëri zonë të lirë të krimit, e kemi pyetur edhe ish-minstrin e Brendshëm, nuk është përgjigjur , unë di të thëm se diku afër Tiranës ka një zonë të lirë ekonomike të krimit. Në Fushë Krujë atje kuptohet nëse bëhet një radiografi e personazheve që janë atje, të shtyllave të tensionit që hidhen në erë, shpjegohen shumë mistere. Kjo nuk ka të bëjë me kronikën e zezë, por me politikën.
(S.SH/Faxweb)